Transmetuar më 07-02-2014, 10:43

Ajo nuk është modele, por kjo nuk e pengon aspak që Miley Cyrus, të shfaqet e zhveshur nëpër revista.

Ajo ka pozuar për revistën “Vogue Deutsch”, gjysmë e zhveshur duke u shfaqur me ngjashmëri ekstreme me Maddonën.

Me buzët e kuqe flakë dhe me vetullat e errëta dhe flokët me onde, Miley ka pozuar si diva “vagabonde” e muzikës, duke bërë atë që di të bëjë më mirë, të zhvishet.

Më tej ajo është fotografuar e zhveshur në krevat me dy meshkuj, ndërsa duke komentuar në Twitter këtë fotografi shkruan, “Shumë e eksituar nga kjo fotografi”.

Sakaq shërbimi fotografik i këngëtares për “Vogue”, do të dalë në treg në muajin mars, muaj kur do të dalë në shitje numri i ri i revistës gjermane./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit