
Tashmë ka nisur numërimi mbrapsht për prezantimin e koleksionit të ri të rrobave të plazhit dhe supermodelja Candice Swanepoel, po shfaqet e mbuluar në pasarela.
Bukuroshja 25 vjeçare pjesë e modeleve të Victoria’s Secret, ka sfiluar gjatë javës së modës në New York, (New York Fashion Week) duke reklamuar fustane të shkurtër, ku veshur me ta dukej si një kukull e vërtetë.
Me një tualet sa natyral edhe me shkëlqim në pjesën e syve, Candice ka shkëlqyer në skenë, duke marrë duartrokitje pafund si dhe duke u shfaqur tejet lozonjare.
E cilësuar si një prej modeleve më të suksesshme, ajo ka mahnitur me linjat e trupit të saj, duke qenë në perfeksion./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





