Transmetuar më 07-02-2014, 10:13

Data e martesës së tyre ishte fiksuar për në muajin korrik, por Kim Kardashian ka ndryshuar ide mbi këtë temë. Ajo dhe i fejuari i saj e Kanye West, kanë përshpejtuar martesën, duke u martuar në muajin maj.

Arsyeja? Kim dhe Kanye kanë në plan të sjellin në jetë një fëmijë te dytë dhe Kim nuk do të shkojë në altar me barkun e madh.

“Plani i Kim dhe Kanye është që të nisin një fëmijë të dytë ndaj kanë vendosur të përshpejtojnë dasmën. Kështu e vogla North do të ketë një motër ose një vëlla të vogël”, shprehet një mik i afërt i çiftit.

Mësohet se çifti po mendon që të martohet në Paris dhe Kim po mendon tashmë për fustanin e bardhë./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit