Transmetuar më 07-02-2014, 09:22

Pas muajsh të tërë që qarkullonin zërat e ndarjes së tyre, Ryan Gosling 33 vjeç dhe Eva Mendes 39 vjeç, i kanë dhënë fund lidhjes.

Ata nuk kanë preferuar asnjëherë që të komentojnë ecurinë e lidhjes, ndërsa edhe fotografitë e tyre në çift kanë qenë të kufizuara.

Miqtë e tyre të përbashkët sigurojnë se asnjëri prej tyre nuk ka histori tjetër, por se raporti mes tyre ka marrë fund.

Dy aktorët mësohet të jenë ndarë gjatë Krishtlindjeve, pa i thënë asgjë askujt. Ndërkohë një tjetër arsye që duket se ka çuar në fundin e lidhjes së tyre ka qenë dëshira e Gosling për të pasur fëmijë, ndërsa Eva ka deklaruar se nuk është ndjerë asnjëherë gati për tu bërë nënë./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit