
Motori Harley-Davidson i Papa Francesco, me autograf nga selia e shenjtë në serbator, u shit në ankand nga Bonhams në Paris, për 241 500 euro.
Një shifër rekord kjo nëse mbahet parasysh se një motor i tillë vlerësohet nga 12 mijë deri në 15 mijë euro.
Motori 1.585cc Dyna Super Glide, iu dhurua gjatë vitit të kaluar Papa Bergoglios, me rastin e 110 vjetorit të fondacionit të themeluar prej tij.
Por Papa kishte vendosur ta dhuronte për Caritas, duke e nxjerrë në ankand. Shuma e përfituar nga shitja e tij do të shkojë për të ristrukturuar një hostel dhe mensën e të varfërve të Caritas në gjendet në Stazione Termini, të Romës./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





