
Uashington, 7 shkurt 2014, NOA.al- Presidenti Bujar Nishani gjatë qëndrimit të tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës u takua me senatorin Benjamin Cardin, kryetar i Komisionit amerikan të Helsinkit.
Nishani, vlerësoi marrёdhёniet me Shtetet e Bashkuara tё Amerikёs, si tё shkëlqyera dhe të një rёndёsie parёsore e strategjike pёr vendin tonё dhe vuri nё dukje me mirёnjohje mbёshtetjen e gjithanshme amerikane, duke veçuar bashkëpunimin e dy vendeve në fushën e drejtësisë.
Presidenti nënvizoi, më tej, angazhimin maksimal pёr intensifikimin e proceseve reformuese demokratike, forcimin e institucioneve në Shqipëri dhe përmbushjen e standardeve në funksion të mirëqenies sё qytetarëve dhe integrimit evropian.
Duke u ndalur nё rёndёsinё e mbrojtjes dhe respektimit të të drejtave të njeriut, Presidenti vuri nё dukje se shqiptarët, me shpirtin e tyre tolerant, jetojnё nё njё harmoni tё plotё fetare dhe kanё treguar se jo vetëm bashkёjetojnё me tjetrin ndryshe, por edhe sakrifikojnë pёr mbrojtjen e tij, siç ёshtё rasti i shpëtimit tё hebrenjve gjatë Holokaustit.
Kreu i Shtetit e siguroi Senatorin Cardin pёr përkushtimin e Shqipёrisё në luftën kundër veprimtarisë kriminale të trafikimit të qenieve njerëzore dhe kundёr korrupsionit, dhe pёr vendosmёrinё tonё pёr tё qenё pёrkrah Shteteve tё Bashkuara dhe aleatëve në luftën globale kundër terrorizmit, si anёtarё tё koalicionit ndёrkombёtar kundёr terrorizmit, që herët, me deklarata politike dhe veprime konkrete.
Nё lidhje me politikën rajonale, Presidenti Nishani tha se Shqipëria mbetet e vendosur tё ndjekё politikёn e fqinjёsisё sё mirё, tё dialogut dhe bashkëpunimit, si qasje nё favor tё paqes, stabilitetit dhe integrimit euroatlantik tё vendeve tё Ballkanit dhe, nё kёtё frymё, ajo mbёshtet nё pёrgjithёsi dialogun mes vendeve nё rajon pёr zgjidhjen e problemeve dhe çështjeve tё diskutueshme, duke u ndalur posaçërisht nё bisedimet Kosovё-Serbi, si modeli mё frymëzues se si, edhe pas njё tё shkuare tё hidhur tё afёrt, mund tё bisedohet, me vёshtrimin tek e ardhmja.
Senatori Cardin, nga ana e tij, e uroi Presidentin pёr zgjedhjet e përgjithshme tё verёs sё shkuar dhe e garantoi se Shtetet e Bashkuara tё Amerikёs do tё jenё prapa Shqipёrisё nё procesin e integrimit evropian, ndёrsa rezervoi njё vlerёsim tё veçantё pёr Presidentin Nishani, pёr, siç u shpreh, pёrkushtimin e plotё dhe vizionin e qartё nё shёrbim tё vendit tё tij./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





