
Tiranë, 7 shkurt 2014, NOA.al- Një aksident i rëndë ka ndodhur në zonën e njohur si “Unaza e Re” në kryeqytet.
Aksidenti është shënuar në orët e para të mëngjesit ku një burrë i cili ka qenë duke kapërcyer rrugën është përplasur nga një automjet tip fugon i cili ecte me shpejtësi të madhe, duke bërë që të pësojë plagë të shumta.
Menjëherë i dëmtuari i identifikuar si Hajrulla Luka 74 vjeç, u dërgua në drejtim të spitalit, por pavarësisht ndihmës së marrë ndërroi jetë në duart e bluzave të bardha.
Lidhur me këtë ngjarje nga ana e policisë u bë shoqërimi i drejtuesit të mjetit, ndërsa vijojnë hetimet për ta zbuluar shkaqet e plota të përplasjes./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





