Transmetuar më 06-02-2014, 22:02

Tiranë, 6 shkurt 2014, NOA.al- Kuvendi miraton ngritjen e komisionit parlamentar për emërimet dhe shkarkimet në Policinë e Shtetit.

Komisioni do të jetë i përbërë nga 15 anëtarë ku 8 janë të mazhorancë dhe 7 të opozitës.

Pas ngritjes së Komisionit deputeti i PD-së Oerd Bylykbashki tha se ky do të jetë një hetim i rëndësishme për Policinë e Shtetit dhe me këtë komision hetimor i hapet rruga hetimit për rendin dhe sigurinë.

Pak më herë kreu  i grupit parlamentar socialist, Gramoz Ruçi,  doli me një propozim, duke kërkuar rishikim të objektit dhe përbërjes së komisionit brenda javës.

“Mazhoranca është dakord, do mësojmë nga e vjetra e 8 viteve të qeverisjes suaj dhe nuk do tu përgjigjemi me të njëjtën monedhë. Silleni brenda javës objektin e komisionit hetimor në shtratin e tre neneve të Kushtetutës dhe 5 vendimeve të gjykatës kushtetutese, silleni përbërjen e komisionit sipas nenin përkatës të ligjit për komisionet hetimore dhe jemi ablotutisht dakord ta miratojmë” tha ai. Ndërsa kreu i grupit të PD Edi Paloka, u shpreh se, “do doja ta marr si reflektim pozitiv propozimin e zotit. Ruçi. Meqë ju propozuat një marrëveshje çuditërisht që mund ta bënit edhe në konferencën e kryetarëve në fakt. Ajo që unë do kërkoja është që të vazhdojmë diskutimet dhe pas saj të ulemi dhe të vendosim, ose njëkohësisht të ulemi dhe të vendosim. Ne kemi kërkuar ngritjen e këtij komisioni hetimor dhe sigurisht që jemi ne të interesuar që ky komision të ngrihet” /e.gj/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit