
Tiranë, 6 shkurt 2014, NOA.al- Ka zgjatur vetëm pak ditë “ëndrra” e 30 vjeçarit Magelan Cuku si milioner, sepse sot është “zgjuar” nga prangat e policisë, të cilët e akuzojnë për vjedhjen e 30 mijë eurove në vendin e punës.
Në fakt ngjarja u denoncua të ketë ndodhur, dy ditë më parë ku 30 vjeçari Magelan Cuku akuzohet se vodhi në bankën ku punonte, 30 mijë euro.
Ngjarja u denoncuar nga drejtuesit e bankës private në Tiranë dhe policia nisi hetimin e ngjarjes.
Pas verifikimit të materialeve filmike u desh vetëm dy ditë për të vërtetuar sipas policisë se shuma e parave është vjedhur nga njëri prej punonjësve të kësaj banke, i cili tani është nën ndjekje penale. /e.gj/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





