Transmetuar më 06-02-2014, 20:33

Greqi, 6 shkurt 2014, NOA.al- Një shqiptarë 18-vjeçar është arratisur nga Gjykata e Larisës në Greqi. Mësohet se 18-vjeçari ka qenë në paraburgimin e Volos dhe është dërguar në Gjykatën e Larisës për zhvillimin e seancës gjyqësore.

Sipas policisë 18-vjeçari akuzohej për grabitje në bashkëpunim, shitje të lëndëve narkotike dhe tani i shtohet edhe një akuzë e tretë, ajo e arratisjes.

Në momentin e arratisjes, 18-vjeçari ruhej nga dy policisë, të cilët tashmë janë nën hetim administrativ për pakujdesi në kryerjen e detyrës. /e.gj/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit