Transmetuar më 06-02-2014, 20:17

Kur manjati i mediave, Rupert Murdoch i dha fund martesës së tij me Wendi Deng vitin e shkuar, u përfol se shkak për prishjen e saj ishte ish- kryeministri britanik Tony Blair.

Flitej se Deng kishte një lidhje me Blair.

Por tani për herë të parë revista amerikane Vanity Fair ka publikuar përmbajtjen e një mesazhi sekret të shkruar nga Deng për Tony Blair.

Aty detajohet dashuria e saj për Blair.

Deng thekson se lideri laburist është kaq sharmant, ka këmbë seksi dhe sy depërtues blu.

“Pse më mungon kaq shumë Tony? Sepse është kaq sharmant. Rrobat e tij janë kaq të mira. Ka një trup kaq të mirë dhe ka vërtet këmbë shumë, shumë të mira. Lëre pastaj lëkura. Jam e dashuruar me sytë e tij të thellë blu. Më pëlqen edhe fuqia që ka në skenë dhe gjithçka tjetër, gjithçka tjetër,” thuhet në mesazh.

Vanity Fair shkruan se një shënim i tillë mund të jetë përdorur në gjyqin mes çiftit.

Murdoch dhe Deng u martuan në vitin 1999, kur ajo ishte 30 dhe ai 68 vjeç.

Blair është mik i familjes dhe nun i një prej fëmijëve të tyre, Grace Murdoch, tani 12 vjeç. /e.gj/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit