Transmetuar më 06-02-2014, 18:39

Mali i Zi, 6 shkurt 2014, NOA.al-   Grupi lobues malazez do t’i dërgojë letër sekretarit shtetëror Xhon Keri, me të cilën kërkohet që çështja e zgjerimit të mbetet prioritet kryesor i Shteteve të Bashkuara në samitin e NATO-s që mbahet në shtator në Uells, duke përkrahur Malin e Zi si kandidatin më të gatshëm.

Kryetari i Kuvendit dhe i Asamblesë parlamentare të OSBE-së, Ranko Krivokapiç qëndron në Uashington dhe siç është deklaruar nga kabineti i tij, gjatë qëndrimit në Uashington ka biseduar me kongresmenë, të cilët merren veçanërisht me përkrahjen e Malit të Zi në rrugën drejt integrimeve në NATO. Ai është takuar në kongresmenin, Majkëll Terner, shefi i delegacionit amerikan në asamblenë parlamentare të NATO-s, pastaj me anëtarët e Komitetit të Helsinkit dhe me ish kryetarin e asamblesë parlamentare të BE-së, kongresmenin Hejstinks. Gjatë vizitës janë marrë vesh që grupi lobues malazezë në krye me kongresmenin Tarner do t’i dërgojnë letër sekretarit shtetëror Xhon Keri, me më tepër se 30 nënshkrime të kongresmenëve të njohur, me të cilën kërkohet që çështja e zgjerimit të mbetet prioritet kryesor i Shteteve të Bashkuara në Samitin e NATO-s që mbahet në shtator në Uells, duke përkrahur Malin e Zi si kandidatin më të gatshëm, thuhet në kumtesë. /e.gj/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit