


SHBA, 6 shkurt 2014, NOA.al- Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu bashkë me Presidentin Nishani, zhvilluan një takim të veçantë me Sekretarin e Shtetit John Kerry, përpara Mëngjesit të Lutjeve.
Së bashku me Presidentin Nishani, ata morën pjesë në Mëngjesin e Lutjeve, një aktivitet unik nga pikëpamja e pjesëmarrjes së autoriteteve nga ShBA dhe lider nga vende të ndryshme të botës.
Në fjalën e tij përshëndetëse të atij aktiviteti, Presidenti Obama vuri theksin në luftën kundër korrupsionit dhe uljen e varfërisë në mbarë botën, tolerancën dhe mirëkuptimin ndërfetar, si një element i rëndësishëm në çështjet e sigurisë globale, edhe atë të SHBA
Zoti Mediu pati takime në Senat dhe Kongres dhe me kryetarin e Kongresit John Boehner, senatoret Jim Inhofe, Tom Coburn, John Bozeman, Mark Prayer, Roy Blunt, Bill Nelson, Joe Mansion, si dhe me kongresmenët Eliot Engel, Robert Aderholt, Danna Rohrabacer,
Zoti Mediu vlerësoi mbështetjen që SHBA i ka dhënë Shqipërisë për NATO-n dhe aspiratën Evropiane.
Ai theksoi se opozita do të qëndrojë fort në respektimin e Institucioneve Kushtetuese nga maxhoranca duke kontribuar konkretisht në procesin e Integrimit Evropian, por njëkohësisht do të denoncojë fort shkeljet e ligjit dhe kushtetutës nga mazhoranca. /e.gj/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





