Transmetuar më 06-02-2014, 17:13

Tiranë, 6 shkurt 2014, NOA.al-  Në një kosh mbeturinash në zonën e Yzberishtit, në Tiranë janë gjetur disa predha luftarake. Kanë qenë banorët e zonës, ata që kanë vënë në dijeni policinë për sasinë e predhave që kishin gjetur në koshin plehrave.

Forcat e komisariatit nr 6 pas marrjes së sinjalit kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë rrethuar zonën duke nisur një kontroll më të imtësishëm.

Gjithashtu në vendngjarje kanë mbërritur edhe forcat xheniere, të cilat pritet të bëjnë çmontimin e predhave të hedhur në koshin e plehrave.

Ndërkohë që policia ka nisur hetimet për të mësuar se nga kush janë hedhur ato predha aty. /e.gj/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit