Transmetuar më 06-02-2014, 16:18




Në një intervistë për revistën “Harper’s Bazaar”, këngëtarja Lady Gaga ka deklaruar se rreth fundit të vitit 2013 ajo ka qenë shumë e depresionuar.
Këngëtarja 27-vjeçare ka rrëfyer se ajo ndihej sikur po vdiste.
Lady Gaga ka thënë se nuk arrinte të ndiente as të rrahurat e zemrës së saj. “Isha e lodhur duke luftuar me njerëzit. Ndihesha e inatosur dhe thellësisht e trishtuar”, ka rrëfyer ajo.
Megjithatë duket se gjithçka ka ndryshuar tashmë. Momenti i kthesës ka qenë pikërisht nata e Vitit të Ri. “U zgjova duke qarë, megjithatë kësaj here ishte ndryshe. I premtova vetes se do të ndryshoja”, ka thënë ajo. /e.gj/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





