
Ndotja e ambientit shkakton mbi 3 milionë të vdekur çdo vit në botë. Sakaq Milano njihet se “kryeqyteti i ndotjes” në Itali, shoqëruar edhe nga Torino.
Ky fakt konfirmohet nga mjekët dhe specialistët italianë të cilët të mbledhur në një konferencë të “Associazione lotta alla trombosi” (Alt), të cilët lëshojnë alarmin e rëndë.
Sipas tyre ky alarm vjen për shkak të shtimit të rasteve të sëmundjeve respiratore, të trombozës, infarktit dhe probleme në mushkëri.
Kësisoj rekomandohet marrja e masave të menjëhershme për përmirësimin e ambientit ku jetohet, ose në të kundërt të ndërrohet me urgjencë stil jete dhe vendbanim./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





