
Nga pista e Sepangut në Malajzi, Marc Marquez largohet shumë i kënaqur me punën e bërë nga skuadra e tij, citon Supersport.
Në provat 3-ditore para fillimit të sezonit, Honda e spanjollit 20-vjeçar fluturoi bindshëm para të gjithëve, duke lënë pas të tjerë emra të mëdhenj, si Valentino Rossi e Jorge Lorenzo.
“Jam mjaft i kënaqur pas këtyre 3 ditësh në Sepang. I kemi nisur provat e para të sezonit të ri me këmbë të mbarë. Eshtë e vërtetë që bëhet fjalë vetëm për testet e para dhe mbetet ende shumë punë për të bërë, por rezultatet ishin të kënaqshme.
Me skuadrën provuam disa konfiguracione dhe arritëm të marrim shumë informacion për t’u përgatitur sa më mirë për provat e radhës”.
Kampioni në fuqi i MotoGP komentoi edhe rëndësinë e gjendjes fizike para startit të kampionatit. “Fizikisht jam shumë mirë, edhe pse në Sepang nuk shkova në gjendjen optimale nga gripi që kalova një javë më parë.
Në muajin e fundit kam pasur shumë angazhime, megjithatë kam mundur të vazhdoj stërvitjen.
Gjithmonë ekziston mundësia që si skuadër të përmirësohemi dhe këto teste shërbejnë gjithashtu edhe për t’u rritur fizikisht”.
Në Sepang, Marquez theu rekordin e vendosur më parë nga ish kampioni Stoner në 2012-ën me një motor prototip të Hondas.
Skuadrat do të rikthehen në të njëjtën pistë për sesionin e dytë të provave nga fundi i këtij muaji.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





