
Është rrëshqitja në banesë, incidenti kryesor i cili ndodh më shpesh në shtëpi. Sipas një studimi të bërë në Itali, çdo vit numërohen 800 mijë incidente në ambientet e shtëpisë. Në vijim të këtij studimi renditen vendet më të shpeshta për aksidente.
Korridoret- Shmangni korridoret e ngushta dhe ndriçojini mirë, pasi pikërisht në këtë ambient rrezikohet një pjesë e mirë e incidenteve.
Tapete- Mos përdorni tapete me qime të gjata apo plastike pasi rrezikohet që të ndodhin pengime dhe rrëshqitej të pakëndshme.
Shkallët- Ndriçojini shkallët mirë në mënyrë që të shikoni ku hidhni këmbët dhe për të mos rrezikuar që të rrëzoheni.
Shkallët e lëvizshme- Mos hipni në këto shkallë nëse jeni vetëm në shtëpi, veçanërisht nëse u merren mendtë, keni dhimbje muskujsh, kockat apo merrni ilaçe.
Dyshemeja- Mbajeni dyshemenë të thatë dhe të parrëshqitshme, si dhe vishni pupa dhe shapka që nuk rrëshqasin./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





