Transmetuar më 06-02-2014, 12:58

Kavajë, 6 shkurt 2014, NOA.al- Policia e Kavajës ka bërë të mundur arrestimin e një të riu, nën akuzën e marrëdhënieve seksuale me dhunë.

Burime zyrtare nga policia i thanë Noa.al se u bë arrestimi i 26 vjeçarit Aleksandër Tafa, lindur në Elbasan dhe banues në Rrogozhinë të Kavajës, pasi ndaj tij ka bërë kallëzim një vajzë e mitur.

E mitura ka denoncuar më 12 dhjetorin e kaluar se Tafa me anë të kanosjes ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me të.

Lidhur me këtë rast materialet i kaluan Prokurorisë për veprat penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç” dhe “Përndjekja”./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit