Transmetuar më 06-02-2014, 11:20

Me rritjen e numrit të fast food, rritet me shifra alarmante epidemia e obezitetit në botë. Ky fakt tregohet nga një studim i Bulletin of the World Health Organization, i drejtuar nga Roberto De Vogli, i University of California, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sipas ekspertëve theksohet se sa më shumë shtohet numri i fast food-eve në shtete të ndryshme, aq më shumë rritet niveli i obeziteti në vend.

Sipas tyre kjo do të thotë se efektet pozitive në ekonomi që vijnë nga konsumimi i ushqimeve të tilla, kanë kosto tejet të rëndë në shëndet.

Për herë të parë ekspertët kanë llogaritur ndikimin e fast food mes viteve 1999 dhe 2008 në 25 vende të pasur të botës, ku u vu re se si kishte ardhur gjithnjë e në rritje pesha trupore, e cila vinte në sinkron me nivelin e konsumimit në rrjetin e ushqimeve të fast food./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit