Transmetuar më 06-02-2014, 10:11

"Finally the truth…PIA … Sweet child of mine !!! your Dad". Mario Balotelli bëhet zyrtarisht baba. Kështu ai ka pranuar se vajza e ardhur në jetë nga Raffaella Fico, 1 vjeçarja Pia, është vajza e tij, ndërsa e quan, “Vogëlushja ime e ëmbël”.

Ndërsa lidhur me ish-të dashurën Fico, shprehet se, “Koha e humbur duke thënë gënjeshtra për mua në televizion dhe gazeta, për çfarë shërbeu?”

Mësohet se futbollisti ka marrë përgjigje paraprake nga testi i ADN-së, ku konfirmohet atësia e tij mbi të voglën, duke komentuar menjëherë lajmin në Twitter.

Në këtë mënyrë ai e quan veten “baba”, duke shtuar se më në fund u mësua e vërteta.

Pia Balotelli lindi më 5 dhjetor të vitit 2012, por pavarësisht apeleve të përsëritura të Raffaellës futbollisti nuk e ka njohur asnjëherë vogëlushen dhe as nuk e ka takuar./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit