Transmetuar më 06-02-2014, 09:57

Në vend të një karote për hundën dhe të një shalli rreth qafës, në Sapporo, të Japonisë ku mbahet “Sapporo Snow Festival”, janë krijuar objekte vërtetë të veçanta dhe me material më se të pazakontë.
Në këtë vend ku festival i dëborës këtë vit shënon përvjetorin e 65-të, nëpërmjet tij shënohet një garë e vërtetë sa i takon strukturës më të bukur dhe të veçantë, krijuar nga pjesëmarrësit në këtë kompeticion.
Përveç objekteve të derdhura në akull dhe dëborë, një vend të veçantë kanë zënë edhe pallatet të cilët duken sikur janë “të gjallë” dhe të banuar./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





