Transmetuar më 06-02-2014, 08:26

Tiranë, 6 shkurt 2014, NOA.al- Të nderuar lexues, kjo është një pasqyrë e faqeve të para të disa prej gazetave kryesore, për ditën e enjte, 6 shkurt 2014.

Gazeta “Panorama” ka si argument kryesor, “Ndryshon ligji, pension social, hiqet tavani për përfitimet”.

Tituj të tjerë janë; “Sinanaj testohet si qitës në poligonin e ushtrisë, policia ruan familjet e Mëhillajve”.

“Kreu i PD, Basha: Kuvendi si gijotinë, nuk bëhemi fasadë”.

Gazeta “Shekulli” ka si shkrim kryesor, “Bllokohet legalizmi në qytete, ngërçi mes planeve rregulluese në 13 qytete, bllokon procesin”.

Tituj të tjerë janë; “Dokumenti, skemë të re pensionesh brenda 2014”.

“Edi Rama: Shtëpinë e Enver Hoxhës do ta kthej në bujtinë”.

Gazeta “Shqip” vë në fokus kryesor shkrimin, “Shqipëria 1 euro”, versioni Rama. Këshilli i Ministrave miraton lehtësirat për investitorët e huaj”.

Tituj të tjerë janë; “Legalizimet falas, qeveria bën gati projektligjin e ri”.

“Policia çon vrasësin me pagesë në poligon për qitje. Julian Sinanaj provoi se dinte të përdorte mirë disa lloj armësh”.

Gazeta “Koha Jonë” çelet me shkrimin kryesor, “EULEX, hajde për arrestime në Tiranë! Vetëm një muaj të vijnë në kryeqytet zyrtarët e huaj dhe nuk mbetet këmbë politikani i korruptuar”.

Tituj të tjerë janë; “Artan Lame fillon legalizimin masiv të ndërtimeve informale”.

“Italia dhe Greqia, shtyjnë afatet për njohjen e pensioneve të emigrantëve”.

“Shqipëria 1 Euro”, kriteret për dhënien me qira të pasurive shtetërore”.

Gazeta “Mapo” ka si titull kryesor, “Rrëzimi i aktit/ Nëpunësi Civil, dy pasojat e vendimit të Kushtetueses”.

Tituj të tjerë janë; “Rama: Biseda me Nanon që më ktheu nga Parisi, ja projekti për vilën e Enverit”.

“Prag bojkoti, Basha: S’bëhemi më fasadë, nëse qeveria vijon me shkeljen e ligjit”.

“Legalizimet, tarifat e reja të tokës drejt miratimit në qeveri”./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit