
Grataçelat prej xhami janë tejet të dëmshme, për gjithë ata persona që jetojnë në to. Ky fakt konfirmohet nga një studim i publikuar nga Wall Street Journal, sipas të cilit thuhet se një pjesë e madhe e këtyre grataçelave fshehin rreziqe serioze.
Rreziku kryesor është i një superngrohje në rast të ndonjë black out të tejzgjatur në verë, ku temperatura brenda tyre mund të kalojë mbi 40 gradë, e njëjta gjë ndodh edhe në dimër kur temperaturat mund të ulen ndjeshëm.
Studimi bën pjesë në një fushatë të organizuar nga Urban Green Council, një grup ndërtimi që synon që ti shtyjë ndërtuesit, në përmirësimin e standardeve në këtë sektor.
Sipas këtij grupi thuhet se grataçelat prej xhami, shënojnë një hap pas nga pikëpamja e ambientit./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





