Transmetuar më 05-02-2014, 20:46











Londra sot është në kaos. Transporti publik ka vendosur një grevë 48 orëshe, e cila ka nisur dje në mbrëmje në orën 21.00 ndërsa mësohet se greva do të zgjasë deri të premten.
Për shkak të grevës, miliona persona kanë mbetur në këmbë dhe u është dashur të zgjedhin mjete alternative për të shkuar në punë.
Thuhet se metroja e kryeqytetit britanik ofron një shërbim të kufizuar, por në të vërtetë linjat kryesore që lidhin qytetin janë ndërprerë ose janë të pakalueshme.
Mësohet se është shumë e vështirë të gjesh një taksi të lirë, ndërsa autobusët në shërbim të qytetarëve janë të stërmbushur. /e.gj/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





