Transmetuar më 05-02-2014, 19:11

Tiranë, 5 shkurt 2014, NOA.al- Në mbledhjen e sotme të qeverisë u miratua vendimi për emërimin e anëtarëve të Komisionit të Ndihmës Shtetërore.

Në vendim thuhet se anëtarë të këtij komisioni janë, Arben Ahmetaj në pozicionin e kryetarit, Mimoza Dhëmbi, Edmond Ademi,Ahmet Mançellari dhe Anduena Dedja, në pozicionin e anëtarëve.

Anëtarët e Komisionit të Ndihmës Shtetërore marrin shpërblim për çdo mbledhje 10 000,    por jo më shumë se një herë në muaj. Sipas vendimit fondet e shpërblimit të anëtarëve të Komisionit të Ndihmës Shtetërore të përballohen nga buxheti vjetor, miratuar për Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik,Tregtisë dhe Sipërmarrjes. /e.gj/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit