Transmetuar më 05-02-2014, 18:08

Paul Walker i ka lënë tërë pasurinë e tij prej 25 milionë dollarë amerikanë, vajzës së tij. Meadow Rain Walker, vetëm 15 vjeçe, do të jetë e vetmja përfituese e pasurisë së aktorit të njohur të “Fast and Furious”, çka do t’i sigurojë asaj një jetese prej milionereje gjatë gjithë jetës.

Në testamentin e bërë tashmë publik, Paul ka caktuar gjithashtu të ëmën e tij si kujdestare për ndjekjen e pasurisë të së bijës, derisa të kalojë në moshë madhore.

Mediat raportojnë se Meadow nuk kishte shumë që jetonte me të atin Paul për shkak të angazhimeve të shumta të tij në fushën kinematografike, por megjithatë ky testament tregon edhe dashurinë e pakufizuar të Paul Walker për vajzën e tij.

Madje mediat e huaja raportojnë, se Paul kishte kërkuar të shkëputej nga karriera e tij si aktor për të qenë me pranë vajzës së tij.

Aktori 40-vjeçar, mbeti i vdekur së bashku me mikun e tij Roger Rodas më 30 nëntor 2013, kur makina që po udhëtonin humbi kontrollin dhe u përplas në Santa Clarita, Kaliforni (SHBA). /e.gj/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit