Transmetuar më 05-02-2014, 17:53

Korçë, 5 shkurt 2014, NOA.al- Në qarkun e Korçës kalimtarë të rastit kanë gjetur trupin e pa jetë të një gruaje. Trupi i pajetë u gjet në disa toka të mbjella në fshatin Çiflig në Korçë dhe i përket shtetases Donika Serani, rreth 80 vjeçe.

Menjëherë janë njoftuar forcat e policisë, të cilat kanë shkuar në vendngjarje. Pas këqyrjes se trupit, policia bën të ditur se në trupin e viktimës nuk ka shenja dhune, por mësohet se 80-vjeçarja vuante nga sëmundja e sklerozës dhe familjarët e saj kishin denoncuar prej disa ditësh zhdukjen e saj.

Trupi është dërguar në morgun e qytetit dhe do ti nënshtrohet kontrollit për të gjetur shkaqet e vdekjes. /e.gj/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit