
Tiranë, NOA.al- Sipas MeteoAlb, dita e nesërme do të nisë me vranësira dhe shira në të gjithë territorin shqiptar. Por më të dendura shirat do të jenë në zonat veriperëndimore dhe jugperëndimore të vendit.
Parashikohet që edhe pasditja të mbetet nën ndikimin e vranësirave dhe shirave në vend, herë pas here shirat do të jenë me intensitet të ulët dhe mesatar. Gjatë natës do të ketë largim të shirave nga i gjithë territori i vendit.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë sërish rritje në mëngjes por mesdita do të sjellë rënie të tyre për shkak të reshjeve.
Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 38 km/h nga drejtimi Jugor dhe jugperëndimore, kjo do të bëjë që në det të gjenerohet dallgëzim 3 ballë.
Europa
Vendet Perëndimore do të dominohen nga moti i paqëndrueshëm, për pasojë vransirat dhe shirat do të jenë të pranishme. Më problematike situata do të paraqitet në Portugali dhe Spanjë ku shirat do të jenë me intensitet të lartë. Po ashtu, gadishulli skandinav do të ketë reshje dëbore por në sasi më të pakta.
Për sa i përket pjesës tjetër të kontinentit do të jetë nën ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të herë pas hershme./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





