Transmetuar më 05-02-2014, 14:56

Divorcin me Borussia Dortmund, Robert Lewandowski e imagjinon me një “happy end”. Ai kërkon ta mbyllë në mënyrë në mënyrën më të mirë të mundshme aventurën me verdhezinjtë, duke fituar një tjetër trofe para se të nisë një jetë të re me Bayernin e Mynihut.

Për momentin, Dortmundi i ndjek bavarezët me 17 pikë prapa në Bundesliga, dhe shanset për t’i rrëzuar nga froni kampionët në fuqi janë thuajse inekzistente, citon Supersport.

Gjithsesi, mundësitë për verdhezinjtë ekzistojnë diku tjetër, në Champions ku kanë arritur raundin e 1/8-ve dhe në Kupën e Gjermanisë, ku do të përballen me Eintracht Frankfurt në çerekfinale.

“Objektivi im është i njëjti. Në verë dua të largohem nga Dortmundi me një trofe, por të gjithë e dimë se duhet të përmirësohemi.

Sigurisht që kemi pasur shumë mungesa nga lojtarët e dëmtuar, megjithatë duhet të vazhdojmë të japim maksimumin si një skuadër e tërë në çdo ndeshje.

Shumë njerëz kanë thënë se nuk më intereson më loja që bëj për Dortmundin, por nuk është e vërtetë. Dua t’u jap tifozëve një dhuratë lamtumire”.

Në 19 ndeshje të Bundesligës, Lewandowski ka shënuar në 11 raste, por nuk ka mundur të realizojë asnjë gol që kur u njoftua zyrtarisht se, në fund të sezonit do të largohet drejt Bayernit.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit