Transmetuar më 05-02-2014, 13:30

Tani luan për ngjyrat e Schalkes në Bundesliga, por nostalgjia për Milanin te Kevin Princ Boateng është prezente, e madje shumë e fortë siç tregon vetë futbollisti ganez në intervistën e tij të fundit.

“Milani për mua është akoma një plagë e hapur. Shikoj gjithë ndeshjet në Tv dhe më vjen të qaj kur shikoj pozicionin që skuadra ka në klasifikim.

I shkruajta trajnerit Seedorf një mesazh urimi dhe dëgjohem ende me disa nga ish-shokët e mi të skuadrës. Është një situatë e vështirë, por nëse shpërthen fenomeni Mario Balotelli atëherë për kundërshtarët s’do të ketë shanse”.

Është pikërisht Balotelli ai që ka fituar një status të veçantë për Boateng gjatë aventurës së tij kuqezi, edhe pse fjalët e respektit dhe afeksionit nuk mungojnë për thuajse gjithë ish-shokët e skuadrës.

“Mario ishte bashkëpunëtori im në shakatë që bënim. I ishte mbushur mendja se unë kopjoja imazhin e tij, flokët, se dëgjoja të njëjtën muzikë me të.

Por ndryshe nga vlerësimet për Balotelin, shumë më i ftohtë është komenti i Boateng, për ish-trajnerin e tij, Massimiliano Allegri.

“Nuk jam dëgjuar më me të. Përse duhet ta bëja? Futbolli kështu e ka. Sot të ndodh ty, nesër, shpresoj që jo mua”.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit