Transmetuar më 05-02-2014, 13:10

Tani që merkatoja e dimrit përfundoi, nisin katër muaj vendimtarë për gjithë Interin.

Edhe pse Erick Thohir nuk është i pranishëm fizikisht, ai mbetet në kontakte të vazhdueshme me drejtuesit për të verifikuar funksionimin e katër degëve, në të cilat po përpiqet të organizojë klubin, atë sportive, komerciale, financiare dhe të komunikimit.

Të gjithë drejtuesit janë nën vëzhgim, por Marco Branca duket që tani larg Interit, citon Supersport.

Pas dhjetë vjetësh, historia e tij me Interin është në epilog, por duke qenë se ish-sulmuesi ka një kontratë me kohë të papërcaktuar, njerëzit e Thohir po përpiqen për të gjetur një zgjidhje konsensuale duke i ofruar Brancës një pagesë për largimin.

Deri në fund të sezonit nuk do të zëvendësohet, dhe më pas do të vendoset nëse në vend të tij do të merret një drejtues nga jashtë klubit, apo do të votohet një zgjidhje e brendshme.

Por gjithsesi tema më urgjente për Thohir mbetet ajo financiare. Vizita e tij e fundit në Milano kishte si pikë qendrore takimet me bankat për të transferuar në institucionet aziatike, garancitë e lidhura me borxhin e klubit që sot i përkasin Morattit.

Sipas kontratës së kalimit të pronësisë duhet të merren të gjitha përsipër nga manjati indonezian brenda qershorit.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit