Transmetuar më 05-02-2014, 11:08

Kate Middleton nuk mund të mbajë më funde të shkurtër. Është ky urdhri i mbretëreshës Elisabetta, e cila i ka imponuar nuses së nipit të saj Uilliam, një etikë të rreptë sa i takon garderobës.
Mediat britanike shkruajnë se veshjet e shkurtra nuk janë aspak të pëlqyera nga mbretëresha, ndaj Kate nuk do i mbajë më fundet dhe fustanet e tillë.
Për këtë qëllim mbretëresha ia ka besuar garderobën Kate, stilistes së saj personale, Angela Kelly.
Gjithashtu Elisabetta duket se nuk është aspak dakord me veshjet e lira të Kate, ndaj i ka rekomanduar që të mbajë veshje të sërës së saj./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





