Transmetuar më 05-02-2014, 09:16

Uashington, 5 shkurt 2014, NOA.al- Nё vijim të qëndrimit të tij nё Uashington, Presidenti Bujar Nishani u takua me Senatorin Chris Murphy, kryetar i Nёnkomitetit tё Marrёdhёnieve me Jashtё pёr Çёshtjet Evropiane nё Senatin Amerikan.

Presidenti Nishani vlerësoi lart ndihmën e vazhdueshme dhe mbështetjen tё Shteteve tё Bashkuara dhe Senatit Amerikan pёr Shqipёrinё në fusha të rëndësishme ku janë drejtuar edhe reformat e vendit, për forcimin e demokracisë, të shtetit të së drejtës dhe pavarësisë së institucioneve, si dhe zhvillimit të ekonomisë, anëtarёsimin e vendit tё NATO, pavarёsimin e Kosovёs dhe zgjerimin e hapёsirёs demokratike nё vendet e rajonit ku jetojnё shqiptarёt, dhe shprehu bindjen në vazhdimësinë e kësaj mbështetjeje.

Presidenti vuri nё dukje se marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten të rëndësisë parësore dhe strategjike për vendin tonë.

Nishani tha mё tej, se Shqipëria evropiane ёshtё e vetmja mënyrë për t`i ofruar dhe garantuar qytetarëve tanë evropianë një jetë me standarde evropiane dhe vuri nё dukje se, në këtë synim tonin strategjik, Shtetet e Bashkuara janë pranë nesh me mbështetjen e reformave, me veprime diplomatike dhe me këshilla miqësore.

Në këtë kuadër, Kreu i Shtetit nënvizoi se Shqipëria e meritonte statusin bazuar në arritjet, vullnetin e shprehur për kontributin në paqen e stabilitetin rajonal, si edhe do të ishte një nxitje e inkurajim për vazhdimësinë e mëtejshme të reformave dhe shtoi se ne mirëpresim një vendim pozitiv të Këshillit në qershor 2014 ndёrsa Shqipëria po vazhdon reformat e kërkuara, duke u fokusuar në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, reformimin e drejtësisë, bazuar në parimin e profesionalizmit, transparencës, pavarësisë nga politika dhe grupet e interesit.

Senatori Murphy shprehu kёnaqёsinё pёr mbёshtetjen e Shqipёrisё ndaj prioriteteve tё Shteteve tё Bashkuara si dhe pёr rolin e saj nё rajon, ndёrsa e siguroi Presidentin se Shtetet e Bashkuara do tё vazhdojnё tё jenё avokate e Shqipёrisё pёr integrimin evropian dhe do tё jenё pёrkrah saj nё kapёrcimin e sfidave gjithnjё e mё serioze tё kёtij procesi.

Nё takimet e veçanta me Senatorin e Oklahomёs, Jim Inhofe dhe Kongresmenin e  Kalifornisё, Dana Rohrabacher biseda u pёrqendrua nё marrёdhёniet e shkёlqyera ndёrmjet Shqipёrisё dhe SHBA-së, mbёshtetjen amerikane për reformat dhe integrimin euroatlantik tё vendit tonё, nё angazhimin e pёrbashkёt nё luftёn kundёr terrorizmit ndёrkombёtar, qasjen rajonale tё Shqipёrisё bazuar nё marrёdhёniet e fqinjёsisё sё mirё etj.

Në vijim Presidenti Nishani mori pjesë në njё ceremoni tё zhvilluar nё mjediset e Kongresit Amerikan, ku dekoroi Grupimin pёr Çёshtjet Shqiptare nё Kongres me “Medaljen e Flamurit Kombёtar”, me motivacionin “Në shenjë mirënjohje dhe vlerësimi për inkurajimin e vazhdueshëm të reformave demokratike dhe integrimit euroatlantik të Shqipërisë, për përpjekjet e frytshme në promovimin e të drejtave, lirive dhe prosperitetit të Shqiptarëve në rajonin e Ballkanit, për mbështetjen ndaj pavarësisë dhe forcimit të shtetit të Kosovës dhe për kontributin e shquar në forcimin e lidhjeve dhe partneritetit ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe shteteve me popullsi shqiptare në Rajon” dhe bashkëkryetarin e kёtij Grupimi Kongresmenin Robert Aderholt me Medaljen “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, me motivacionin “Në shenjë vlerësimi të lartë për aktivitetin e tij të vazhdueshëm në mbështetje të reformave demokratike në Shqipëri, të zgjerimit të hapësirës demokratike për shqiptarët në rajon dhe veçanërisht për pavarësinë e Kosovës”./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit