Transmetuar më 05-02-2014, 08:45

Peshkopi, 5 shkurt 2014, NOA.al- Vrasja e ndodhur në qytetin e Peshkopisë ku dy persona u akuzuan se i morën jetën një të treti, ka bërë që policia pas kërkimeve intensive të arrestojë autorin.

Siç raporton Noa.al, i prangosuri është Endrit Cena, ndërsa u dyshua si autor edhe babai i tij Ramiz Cena, duke bërë që të dy të ndalohen në orët e para të mëngjesit të sotëm në njërën prej lagjeve të Peshkopisë.

Të ndaluarit dyshohen se mbrëmjen e djeshme i morën jetën me armë zjarri 21 vjeçarit Blontin Lusha, i cili gjeti vdekjen menjëherë si pasojë e plagëve të marra, por gjatë shoqërimit në polici Endrit Cena ka pranuar fajësinë, duke bërë që të zhvishet nga akuzat babai i tij.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të spitalit të qytetit të Peshkopisë dhe mësohet se ka qenë një konflikt pronësie mes viktimës dhe autorit të krimit, shkaku i degradimit deri në vrasje./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit