
Një vajzë e re e cila vitin e kaluar ra në koma pas operacionit për zmadhimin e gjinjve, është rikthyer në shtëpinë e saj, por ende e ka të pamundur lëvizjen dhe mund të flas vetëm disa fjalë.
Linda Perez, vazhdon të jetë nën mbikëqyrje të mjekëve derisa nga humbja e peshës i ka lënë pamjen e skeletit.
Doktorët thonë se 19-vjeçarja mund të mos rikuperohet kurrë, por nëna e saj, ende beson në shërim, duke thënë se tani ajo po jep shenja të mira në këtë drejtim.
“Ende shpresoj sepse ajo është e gjallë dhe në shtëpi”, ka thënë nëna e saj, Mariela Diaz.
Megjithëse, është pothuajse e palëvizshme, ajo qanë shpesh për gjendjen e saj.
“Bie në depresion dhe qan. E sheh se nuk mund të ecë dhe kur kupton çfarë ka ndodhur me të, qanë”, ka folur e pikelluar e ëma.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





