





Revista ‘Vanity Fair’ ka festuar një vit të mbushur me filma spektakolarë duke ofruar në kopertinën e saj aktorët më të famshëm të momentit.
Në kopertinën prej tre panelesh mund të shihen të nominuarit për çmim Oscar: Julia Roberts (August: Osage County), Chiwetel Ejiofor (12 Years a Slave), Jared Leto (Dallas Buyers Club) dhe Lupita Nyong’o (12 Years a Slave).
Gjithashtu, pjesë e kopertinës janë aktorët Idris Elba (Mandela: Long Walk to Freedom), George Clooney (Gravity), Michael B. Jordan (Fruitvale Station), Naomie Harris (Mandela: Long Walk to Freedom), Brie Larson (Short Term 12), Chadwick Boseman (42), Margot Robbie (The Wolf of Wall Street) dhe Lea Seydoux (Blue Is the Warmest Color). /e.gj/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





