Transmetuar më 04-02-2014, 21:01

Ish- bashkëshorti i saj Orlando Bloom është bërë hit nëpër media për romancën e tij të mundshme me Nora Arnezeder, por Miranda Kerrit, duket se nuk i interesojnë romancat e tij, ndaj edhe vazhdon normalisht biznesin e saj.
Supermodelja australiane 30-vjeçare u bëri ballë temperaturave të ngrirjes në Nju Jork dhe mori pjesë në aktivitetin e ShopStyle NYC, të hënën në mbrëmje.
Modelja bukuroshe ishte shpallur fytyra e markës në dhjetor, kjo falë bukurisë mbresëlënëse dhe fizikut të saj të bukur. /e.gj/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





