Transmetuar më 04-02-2014, 20:16

Peshkopi, 4 shkurt 2014, NOA.al- Qyteti i Peshkopisë është tronditur mbrëmjen e sotme nga të shtënat e armëve, ku ka humbur jetën shtetasi Blontin Lusha.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të spitalit të qytetit dhe mësohet se ka qenë një konflikt mes viktimës dhe dy shtetasve të tjerë, Ramiz dhe Endrit Cena, babë e bir.

Sipas policisë dy autorët kanë vrarë viktimën për shkak të një konflikti pronësie dhe më pas janë larguar nga vendi i ngjarjes. Aktualisht policia po punon për kapjen e tyre. /noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit