Transmetuar më 04-02-2014, 16:54

Tiranë, 4 shkurt 2014, NOA.al- Violinisti më i shquar shqiptar, Ibrahim Madhi, nderuar me titullin e lartë Artist i Popullit, u shua pasditen e së martës në moshën 68 vjeçare pas një sëmundjeje të rëndë.

I ndjeri ishte profesor në Universitetin e Arteve në Tiranë dhe njihej si violinist virtuoz, një prej artistëve më të njohur shqiptarë në vend dhe në arenën muzikore ndërkombëtare.

Për rreth 45 vjet, Ibrahim Madhi ishte solist dhe violinë e parë në Orkestrën Simfonike të Radio Televizionit Shqiptar, në Orkestrën e Ansamblit Shtetëror si dhe në Orkestrën Simfonike të Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit.

Prof. Madhi ishte edhe titullar i klases se violines ne Fakultetin e Muzikes ne Akademinë e Arteve. Ai ka drejtuar edhe katedrën e interpretimit muzikor ne Akademinë e Arteve.

Në karrierën e gjatë dhe të pasur, Madhi drejtoi edhe seksionin e harqeve në Akademinë e Arteve.

Për disa vite, Madhi ishte drejtor i Akademisë së Arteve.

Ai njihet për aktivitet intensiv koncertal, për 45 vjet me radhë si violinist solist, koncert-maester, ansamblist dhe dirigjent.

I ndjeri është edhe themelues i Trios instrumentale te Akademise se Arteve (1974) si dhe i Orkestres se Harqeve (1977).

Lorenc Radovani, pedagog në Universitetin e Arteve, thotë se Prof. Madhi ka dhene nje kontribut te cmuar per pasurimin e krijimtarise violinistike kombëtare.

Repertori i tij artistik perfshin dhjetera vepra e pjese muzikore nga autore te shquar shqiptar dhe boteror.

KOMENTI I EDI RAMES:

“Ibrahim Madhi mik i mire kohesh te vjetra violinist e pijetar virtuoz iku pa zhurme duke lene pas shijen e muzikes e te bisedes pa zhurmë”.

/e.gj/noa.al/

EDITORIAL

"VIRTUOZITETI" I NJE "VIRTUOZI"

Nga Roland Cene, "Artist i Merituar" Pedagog ne Akademine e Arteve

Kane kalur plot 55 vjet qe nga koha kur Ibrahim Madhi "Artist i Popullit" mori ne duar violinen pa e ditur qe ajo do te behej pjesa me e rendesishme e jetes se tij e cila do ta shoqeronte per gjate ketyre 55 viteve duke e bere Ibrahimin "sinonim" te saj. Personaliteti i Ibrahim Madhit si violinist perben nje nga nivelet me kualitative te interpretimit muzikor, e ne rastin e tij te artit violinistik mbarekombetar. Qe ne fillimet e tij, ai nga pedagoget e kohes si: L.Naraci, S.Paparisto, Y.Skenderi e vecanerisht G.Bogdo qe do ta kishte ne perkujdesjen e tij profesionale per shume vite, do te vleresohej si nje violinist me te ardhme te madhe. Koha, vertetoi katerciperisht parashikimin e pedagogeve te nderuar per te cilet Ibrahimi shpreh shpesh vleresimet me te larta.

Kultura muzikore shqiptare eshte relativisht e re, krahasuar me kulturat Europiane, por mbas viteve ’60 te shek.XX-te, ajo merr zhvillime te medha duke arritur qe ne ditet e sotme, te zhvillohet e te ece ne rrjedhat e muzikes bashkekohore. Tregues i rendesishem ne zhvillimet muzikore te mbas viteve 60-te, eshte dhe formimi i shume personaliteteve te kultures tone muzikore, qe tashme jane bere simbol i arritjeve te kultures muzikore mbarekombetare. Nje nder personalitetet me te spikatura ne artin e interpretimit, eshte padyshim, mjeshtri Ibrahim Madhi "Artist i Popullit", qe para pak ditesh, promovoi CD-ne e pare me disa nga interpretimet me te spikatura solistike qe i perkasin periudhes 1962-1988.

CD-ja e Ibrahim Madhit eshte pasqyre e qarte jo vetem e personalitetit te tij krijues, por ajo mund te themi se percjell nje nder pjeset me kualitative te biografise se tij artistike. Ajo permban 12 vepra violistike, nga me perfaqesueset e artit violinistik boteror nga autoret Bach, Vivaldi, Shubert, Mendelson, Beethoven, Brahms, Wieniawski, si dhe vepra te shquara te kompozitoreve shqiptare si Thoma Gaqi, Limoz Dizdari, Pjeter Gaci, Prenke Jakova e Gjon Simoni. Mjeshtri Madhi ne keto vepra shoqerohet nga orkestra simfonike e RTSH-se e drejtuar nga Mustafa Krantja, Ferdinad Deda e Eno Koco, nga orkestra e harqeve e ILA-se drejtuar nga vete violinisti, si dhe nga pianisti austriak Valter Nauman.

Duke degjuar kete CD, nje degjues i specializuar konstaton njeherazi se ka te beje me nje "virtuoz", i cili shpalos "virtuozitetin" e tij ne shume plane emocionale, ne shume stile e epoka, duke i sjelle veprat muzikore me vecorite e tyre stilistike plot jete edhe ne ditet e sotme. Nje profesionalizem me se i plote, i cili paraqet standarte elitare te artit violinistik te Madhit nder vite. Cilesia e "virtuozitetit" te "virtuozit" Ibrahim Madhi, konsiston ne tingellimin e njetrajtshem te instrumentit ne te gjithe shtrirjen e tij, si dhe ne te gjithe pozicionet. Gjithashtu ne kete CD konstaton se mjeshtri Ibrahim Madhi, realizon ne lojen e tij te gjitha aplikaturat, nga me e thjeshta deri te me e komplikuara, ndihet rendom perdorimi mjeshteror i harkut, intesiteti me te cilin ai vepron mbi kordat e violines, duke krijuar nje tingellim solid te instrumentit. Menyrat e lojes ne violine ndihen te impostuara mese cilesisht. Vibratua e tij eshte shume dimensionale, ne pershtatje me cilesite emocionale te vepre’s muzikore. Ai di te percjelle me se miri mesazhin e lendes muzikore te vepres, duke bere dallime te sakta te stileve, epokave, e gjuhes muzikore te autoreve.

Ibrahim Madhi di te administroje mjaft mire dukurite e temperamentit te tij ne lojen ne violine. Uniteti i ndersjellte qe ka solisti Madhi me partneret qe e shoqerojne (orkester, dirigjent, koncertmaester) eshte atribut i njohjes deri ne detaj te perberesve te vepres nga ana e tij. Kjo, nje dukuri e rendesishme jo vetem e "Virtuozitetit" te tij, por dhe pasqyre qe rezaton formimin e gjere kulturor e professional te Ibrahim Madhit.

Pjese e rendesishme e personalitetit krijues te Ibrahim Madhit eshte padyshim edhe vemendja e perkushtimi qe ai ka trasheguar nder vite per krijimtarine violinistike kombetare, duke interpretuar nje pjese te madhe te saj. Sherbimi qe i ben I.Madhi krijimtarise muzikore shqiptare ka mundesuar rritjen me tej te vleres krijuese ne keto vepra, duke arritur te evidentoj deri ne detaj tingellimen kombetare.

Ne interpretimin e veprave kombetare, spikat ekspresiviteti plot "nerv", pathosi interpretativ, kendueshmeria pasionante, e qe te gjitha keto vlera te Madhit, kane mundur te percojne krijimtarine kombetare te degjuesit, duke e bere ate pjese te formimit te tyre.

Interpretimi ne violine i Ibrahim Madhit, per cilesine e larte te tij, ka mundur te rezatoje jo vetem ne Shqiperi, por dhe ne shume skena muzikore te Europes e Azise, Krahas bashkepunimeve me orkestren simfonike te RTSH-se dhe orkestren e harqeve te ILA-se, ai ka pasur dhe bashkepunime te ngushta per nje periudhe te gjate me instrumentistet e shquar. Margarita Kristidhi, Anita Tartari, Muharrem Denisi, Gezim Laro etj si dhe me orkestren e Ansamblit Kombetar te Kengeve dhe Valleve Popullore.

CD-ja violinistike e mjeshtrit Ibrahim Madhi eshte nje pjese e vogel e kontributit te tij te gjithanshem muzikor krahasuar me interpretimet e rreth 100 veprave muzikore. Kontributet muzikore te Ibrahim Madhit jane pjese e rendesishme e zhvillimeve muzikore "elitare" mbarekombetare. Kontributi i tij ka rezatuar ne shume breza artistesh duke u bere simbol i cilesise se larte artistike. Gjithashtu kontributi i Ibrahim Madhit, eshte shume dimensional, pervec aktivitetit solistik gati 50 vjecar, roli i tij ka qene determinant ne shume kolektiva muzikore, e vecanerisht ne ngritjen e drejtimin e Orkestres se Harqeve te ILA-se, nje nder formacionet me kualitative ne historine e zhvillimeve muzikore mbarekombetare te mbas viteve 60 te shek.XX. Ai gjithashtu eshte nje nder pionieret e zhvillimit te arsimit muzikor shqiptar e vecanerisht te arsimit te larte, duke formuar breza te tere violinistesh, qe tashme koncertojne ne shume vende te botes qe nga Europa ne USA, e qe kane shpalosur jo vetem individualitetin e tyre artistik, por kane mundur te bejne te njohur cilesine e shkolles violinistike shqiptare, ku krahas te tjereve spikat edhe puna pedagogjike e Prof. Madhit. Realizimi i CD-se me interpretime te Ibrahim Madhit, pervec pasqyrimit te vlerave te tij si solist, sherben edhe si pike referimi per violinistet qe jane ne procesin e formimit te tyre muzikor.

Se fundi nuk mund te leme pa permendur realizuesit e kesaj CD-je, koordinatorin dhe konsulentin artistik, violinistin – pedagog te Akademise se Arteve – Lorenc Radovani; kompozitorin e mjeshtrin e masterizimit Edmond Zhulali si dhe grafistin elegant Ilir Kaso te cilet te mbeshtetur nga programi Zvicerian per kulturen "Pro – Helvetia" se bashku bene te mundur realizimin e kesaj inicitive te admirueshme. Ky realizim merr vlere te vecante, mbasi ka mundur te hape nje rruge te rendesishme e cila do mundesoje qe artin e vertete – "Artin Elitar", ta beje pjese te formimit te mbare shqiptareve kudo qe jane. Realizimi i CD-se me interpretime nder vite te Ibrahim Madhit mund ta konsiderojme si shpalosje te “virtuozitetit” te nje "virtuozi".

Ka ardhur koha qe figura te shquara te zhvillimeve muzikore shqiptare te jene objekt i studimeve te thelluara e i hartimit te monografive per to, per tu bere pjese e historise se shkruar te zhvillimeve muzikore mbarekombetare.

EDITORIAL

Ibrahim Madhi, “ikona” e violines shqiptare

Nga Holta Sina

Te pershkruash me fjale aktivitetin e pasur artistik te I. Madhit ne vite nuk eshte e lehte, sepse ne rradhe te pare per mjeshtrin e madh Madhi flet vete violina ne duart e tij, ky instrument i cili u be bashkudhetari i jetes, punes dhe ngjarjeve muzikore qe do te kishin ne qender djalin e ri me shikimin e mprehte qe ishte imponues ne skene, tek luante me temperament veprat me te bukura te literatures violinistike boterore dhe nacionale. Vitet qe do te rridhnin, do te skiconin portretin e nje violinisti brilant e gjithmone prezent ne skenen shqiptare e, me pas, profilin e burrit flokethinjur, qe me harkun “magjik” te violines ne dore, i ulur ne spalen e orkestres, do te krijonte ate imazh qe do te ishte i patjetersueshem per kedo te apasionuar pas muzikes klasike dhe pas instrumentisteve te tille te permasave si I. Madhi.

Me kete impresion hyra mbasditen e 2 prillit ne sallen e “House of Arts”, ku do te behej promovimi i CD-se me disa prej interpretimeve me te spikatura te ketij kolosi te harkut, te titulluar “Violina e mjeshtrit Ibrahim Madhi”.

I kuruar me kujdes nga ish nxenesi i tij i talentuar dhe sot pedagog ne Akademine e Arteve Lorenc Radovani, i masterizuar ne studion e Edmond Zhulalit si dhe i finalizuar me mbeshtetjen programit zviceran per kulturen "Pro Helvetia", ky disk u kurorezua si nje permbledhje e interpretimeve me cilesore te mjeshtrit Madhi ne vitet 1962-1988 dhe eshte vetem nje pjese e repertorit te tij kualitativ qe perfshin nje game te gjere stilesh, veprash dhe autoresh. Ne kete CD ai vjen i shoqeruar nga orkestra e R.T.SH-se nen drejtimin e dirigjenteve M. Krantja, F. Deda dhe E. Koco si dhe pianistit austriak Valter Nauman.

E konceptuar si nje mbremje e vecante mirenjohjeje per punen cilesore shumevjecare te ikones se “violines se pare” shqiptare, ajo u prit me interes nga bashkekohes artiste, kolege te mjeshtrit e dashamires te artit, te cilet permes nje retrospektive me diapozitiva fotosh e pjesesh auditive te lojes se tij ne sfond, i’u rikthyen kujtimeve dhe te tjere u njohen nga afer me muzikalitetin dhe temperamentin e tij te pakrahasueshem.

Kjo ngjarje perben ne vetvehte ate qe me te drejte do te quhej tabloja e nje jete te mbushur me muzike e te “pikturuar” permes “duarve te arta” te mjeshtrit, i cili me emocionin qe i lexohej ne sy dhe me autoritetin e padiskutueshem te burrit 61 vjecar, te mencur e fjalepak ishte prezent ne nje kend te kesaj “shtepie te artisteve”.

Fillimet e tij ne rrugen e gjate te artit te interpretimit muzikor nisin qe ne moshe te vogel ne vitin 1953, kohe kur ai filloi studimet e para per violine ne Liceun artistik "Jordan Misja" ne klasen e violinistit Genc Bogdo, per t’i mbaruar ato shkelqyeshem ne vitin 1963. Po ne kete vit ai fillon studimet ne Konservatorin e Tiranes te cilat i perfundon ne vitin 1968 me diplomimin ne Institutin e Larte te Arteve (sot Akademia e Arteve) me rezultate maksimale. Por, qe gjate studimeve dhe me pas, I. Madhi do te ishte aktiv si ne jeten pedagogjike dhe ate koncertale, duke kryer dhe disa funksione njeherazi si 1962-1964 mesues violine ne Liceun Artistik "Jordan Misja" si dhe 1962-1965 edhe solist dhe violine e pare ne orkestren simfonike te RTVSH-se; 1965 e ne vijim, titullar i klases se violines ne ILA; 1966-1973 solist ne Ansamblin e Shtetit dhe solist e violine e pare ne orkestren simfonike te TKOB-it; ne vitin 1973 kryen specializim pasuniversitar ne Napoli (Itali) ne Konservatorin “San Pietro a Majella”; 1974-1978 emerohet shef i katedres se interpretimit ne I.L.A. dhe 1978-1981 drejtor i ILA-se dhe pas ketij viti e deri sot vijon punen, fillimisht si pedagog e me pas si Profesor i violines (titull qe e ka marre qe prej vitit 1999) ne Akademine e Arteve. Edhe gjate kesaj periudhe te fundviteve ’90, konkretisht ne vitet 1998-2000, emerohet perseri shef i katedres se harqeve dhe qe prej vitit 2003 e ketej eshte Dekan i Fakultetit te Muzikes.

Atij i takon merita e krijimit te trios dhe orkestres se mirenjohur te Harqeve te I.L.A-se ne vitin 1978, me te cilat realizoi nje numer te konsiderueshem koncertesh cilesore qe kane ngelur edhe sot ne kujtesen e artisteve dhe artdashesve te atyre viteve.

Emri i tij si solist lidhet me nje seri bashkepunimesh cilesore me te gjitha orkestrat kryesore shqiptare (me orkestren e RTSH-se, orkestren e TKOB-it, Orkestren Simfonike e ILA-se, Ansamblin e Shtetit, Orkestren e Harqeve te ILA-se etj. ) si dhe me pianistet e mirenjohura M. Kristidhi, A Tartari etj. me te cilet ka koncertuar vepra madhore por dhe “picante” te literatures violinistike boterore dhe nacionale, jo vetem ne skenat shqiptare por edhe ne Kosove,Turqi, Rumani, Kine, Greqi, France, Itali, Gjermani, Austri, Zvicer etj.

Per gjithe kete kontribut te vecante profesional ne artin muzikor shqiptar, ai mban qe prej vitit 1989 titullin me te larte te artit ne Shqiperi: “Artist i Popullit”.

Jo pa qellim i rendita keto aspekte te rendesishme te jetes se tij artistike e pedagogjike, ku vitet flasin me gjuhen e arritjeve te padiskutueshme si ne aspektin koncertal solistik dhe ne perberje te orkestrave kryesore te vendit (si violine e pare) por, edhe ne ate te mesimdhenies ku "dora e tij" eshte vecanerisht mjaft e ndjeshme ne formimin e shkolles sone te interpretimit violinistik. Per gati 45 vjet ka pergatitur (dhe pergatit) breza violinistesh te cilet jane sot te suksesshem si brenda ashtu edhe jashte kufijve te Shqiperise.

Duke i’u rikthyer "violines se mjeshtrit", nuk mund te le pa permendur nje fakt shume interesant qe deshmon prirjet e tij te spikatura solistike te cilat u evidentuan shume heret, qe ne moshen 16-vjecare (viti 1962), kur ai sfidoi emocionet e skenes dhe luajti me energji e potence profesionale koncertin ne E-moll te kompozitorit romantik F. Mendelssohn-Bartoldi-t, shoqeruar nga orkestra e RTSH-se nen drejtimin e dirigjentit M. Krantja. Koha e trete e ketij koncerti eshte pikerisht dhe prologu i diskut ne fjale. Ky incizim i vjeter, i "pastruar me kujdes nga pluhuri i kohes" tingellon i plote dhe shume ekspresiv, duke i’u ngjizur me se miri temperamentit te nje djaloshi te ri qe e “pertyp” ate lehtesisht dhe natyrshem. Vepra e dyte qe krijon nje kontrast te menjehershem emocional dhe stili me te paren, eshte Romanca in F nga L. W. Bethoven, e interpretuar mjeshterisht nga Madhi permes nje loje te ngrohte, ku ndjeshmeria elegante "qendis me filigran" cdo note te saj.

Por, ne kete disk te bie menjehere ne sy perzgjedhja e materialit, qe pervec literatures se huaj nga kompozitore periudhash dhe stilesh te ndryshem, kalohet natyrshem ne autore dhe vepra te spikatura nacionale, ku e para ne rradhe (dhe e treta ne renditje) eshte Aria nga opera “Mrika” e Prenke Jakoves, e pershtatur per orkester harqesh nga Gjon Simoni. Nen “petkun” e drejtuesit te orkestres se harqeve te studenteve te ILA-se, I. Madhi eshte njekohesisht dhe “udherrefyesi” i lojes kompakte e te mireorganizuar nga ky formacion i cili e percjell ne karakter dhe me ngjyra kombetare kete veper interesante te marre nga interpretimi live ne skenen koncertore. Nje rikthim ne vlerat paraklasike te Bach-ut e ngre serish harkun e mjeshtrit drejt tingujve te ngrohte te kohes se dyte te koncertit ne A moll (Andante) per t’i “rrembyer” me tej ne kohen e trete ne nje finale Allegro Assai, ku shperthen temperamenti i te madhit Madhi.

Perseri ne rradhe qendron nje autor paraklasik qe eshte dhe themeluesi i koncertit solo me tre kohe, A. Vivaldi, e, konkretisht, prej krijimtarise se tij koncertale eshte shkeputur koha e dyte (Adagio) e koncertit ne G moll. Pas nje kohe te trete energjike te Bach-ut, kjo adagio hapet me nota funebre, ku solisti nxjerr ne pah talentin e tij qe dallon edhe per shijen e holle ne performanca te nje natyre ekspresive por te permbajtur.

Vallja hungareze n.r. 2 e J. Brahms, e marre nga interpretimi live i mjeshtrit dhe i shoqeruar ne piano nga pianisti austriak V. Nauman, vjen ne kete perzgjedhje si veper karakteri qe perputhet me se miri me lojen plot temperament dhe tekniken virtuoze te poseduar prej tij.

Dhe perseri ne rradhe, duke ndjekur njera – tjetren vijojne tre pjese te kompozitoreve shqiptare (Pjeter Gaci, Thoma Gaqi e Limiz Dizdari) te cilet kane shkruar vepra vertet te spikatura per instrumentin e violines, sic jane respektivisht Ballada e Gacit e shoqeruar nga pianisti Nauman, Ballada e Gaqit si dhe romanca e Dizdarit te shoqeruara me orkeser, edhe keto te incizuara live nga sallat e koncerteve. Ky triptik veprash shqiptare (si dhe te tjera vepra te tradites te interpretuara ne vite) me kolorit te pasur sa nacional aq edhe individual te krijuesve te tyre, deshmojne per interesin e I. Madhit lidhur me krijimtarine violinistike te kompozitoreve shqiptare. Ne kete kontekst ai ka interpretuar me profesionalizem dhe cilesi te larte artistike pothuajse te gjithe literaturen violinistike shqiptare dhe njesere veprash te ketij repertori i ka realizuar si premiera.

Vepra qe pason ne CD keto vlera te verteta te muzikes violinistike shqiptare, eshte nje pjese e perzgjedhur nga literatura violinistike internacionale e, pikerisht "Moment Muzikor" nga  F. Shubert. Lirizmi ekspresiv i ketij frymezimi romantik te kompozitorit te madh austriak, percillet permes emocionit qe krijon loja kualitative e violinistit te shquar shqiptar. Ndersa vepra e fundit ne kete permbledhje koncertale eshte "Mazurka" e gjalle dhe skercoze e H. Wieniawski-t, ku "violina e mjeshtrit" tingellon "mjeshterore" brenda ansamblit te harqeve te I.L.A-se, ketij formacioni qe me aq kujdes e ngriti dhe e evidentoi ne evenimentet me te spikatura artistike te skenave shqiptare per vite me rradhe.

Por, kjo CD nuk mbaron ketu. Ajo perfaqeson vetem nje pjese te incizimeve dhe filmimeve koncertale te R.T.SH-se, ku mbi 100 pjese violinistike te luajtura nga "duart e mjeshtrit" Madhi jane vlera te verteta auditive dhe vizive qe presin ndoshta ne te ardhmen nje kurim te tille profesional qe "pluhuri i harreses" te mos i mbuloje.

Ky aktivitet dhe ky disk ne duart e publikut, perforcoi edhe nje here vlerat e verteta te shkolles sone muzikore, ku figura te tilla si I. Madhi jane dhe do te mbeten korifej te artit dhe kultures shqiptare si dhe zedhenesit e pare e te pazevendesueshem te talentit, dijes dhe profesionalizmit.

* Muzikologe, Pedagoge ne Akademine e Arteve

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit