
Barazimi pa gola ndaj Partizanit nuk ul pretendimet e Kukësit, që këtë fundjavë rikthehet të luajë në shtëpi përpara publikut të vet, citon Supersport.
Kundërshtari i radhës është Bylis, një skuadër në letër inferiore me nënkmapionët. Por nuk mendon kështu portieri Argent Halilaj, i cili thekson se kjo sfidë duhet vlerësuar shumë.
Gardiani i portës kuksiane mendon se skuadra shumë shpejt do të kthehet tek goli, duke theksuar se ekipi ende nuk është kolauduar, kjo dhe për shkak të afrimeve të shumta.
Sfida Kukësi-Bylis do të zhvillohet të dielën e 9 shkurtit në orën 13.
Tre ditë më vonë ky çift do të përballet edhe në Kupën e Shqipërisë me sfidën e parë çerekfinale që do të luhet në qytetin e Ballshit.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





