
Tiranë, NOA.al- Sipas MeteoAlb, orët e paradites do të dominohen nga vranësira dhe intervale të shkurtra kthjellimesh por duke iu afruar mesditës, vranësirat do të shtohen në të gjithë territorin duke sjellë edhe shira të dobët në veri të vendit.
Pasditja do të fuqizojë vranësirat në vend duke bërë që shirat të përfshijnë pjesën më të madhe të vendit, më të theksuara shirat do të jenë në veri dhe veriperëndim të territorit. Situatë e cila do të vijojë edhe gjatë natës, ndërsa reshje dëbore do të kenë zonat e thella malore.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë 2 gardë rritje gjatë mëngjesit, po ashtu edhe mesdita do të sjellë 1- 2 gradë rritje të tyre.
Era do të fryjë mesatare si në tokë dhe në det duke arritur shpejtësi maksimale deri 35 km/h nga drejtimi Jugor, për pasojë në det dallgëzimi do të jetë 3 ballë.
Europa
Ardhja e masave ajrore të ngrohta dhe të lagështa nga Oqeani drejt kontinentit Europian si edhe zhvillimi i një qendre të fuqishme ciklonare në veriperëndim të Europës do të ndikojë kushtet e paqëndrueshme atmosferike në pjesën perëndimore dhe jugperëndimore të Europës. Për pasojë, reshje të konsiderueshme shiu dhe stuhi ere do të kenë gadishulli Iberik dhe ishujt britanike, gjatë mesditës reshjet do të përfshijnë Europën Qendrore dhe zonën e Alpeve. Ndërsa me shira të dobët paraqitet situata në Europën juglindore dhe pellgun Mesdhetar. Moti i kthjellët me vranësira kalimtare do të dominojë Europën Lindore, rajonin e balltikut si edhe gadishullin e Skandinavisë./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





