
Përballja me Tironën fundjavën e kaluar ka kthyer entuziazmin tek Kastrioti, futbollistët e të cilës janë të bindur se mbijetesa është një mision mëse i realizueshëm.
Përpara sfidës së kësaj jave në Lushnje, mbrojtësi veteran Arjan Sheta analizon 90 minutëshin e parë të këtij viti kalendarik, nga ku ekipi kërkon të marrë shtysë për të arritur objektivin.
Në “Roza Haxhiu”, krutanët shpresojnë tek rokada në klasifikim, pasi përballë kanë një kundërshtar direkt, ndaj të cilit fitorja ka vlerën e 6 pikëve.
Për këtë arsye objektivi është një dhe i vetëm, marrja e tre pikëve.
Në sfidën ndaj Lushnjes, trajneri i Kastriotit Ramazan Ndreu nuk do të ketë në dispozicion dy mesfushorët, Asion Daja dhe Jetmir Sefa.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





