
Kayleigh Slusher, një vajzë e vogël vetëm 3 vjeç, u përdhunua dhe u rrah për vdekje nga e ëma, Sara Krueger, 23 vjeç si dhe nga i dashuri i saj, Ryan Scott Warner.
Dy vrasësit u shpallën në kërkim dhe u arrestuan pranë stacionit hekurudhor Bay Area Rapid Transit në El Cerrito të California pak orë më vonë, ndërsa po tentonin të arratiseshin.
Ndërkohë babai biologjik i së voglës, i cili ndodhet në burgun e San Quintino, mësoi për vdekjen tragjike të së bijës nga mediat.
Sakaq Sara në profilin e saj në Facebook e përshkruante veten si, “Nënë me kohë të plotë”, ndërsa duke komentuar mbi një fotografi të së bijës shkruan se, “Jam krenare për vajzën time. Ajo është e veçantë, më ka bërë një njeri më të mirë”./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





