
Durrës, 4 shkurt 2014, NOA.al- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në lagjen nr.14 në Durrës, ku një nxënës i shkollës së mesme i moshës 16 vjeçare ka mbetur i plagosur rëndë.
Burime zyrtare nga policia i thanë Noa.al, se jashtë ambienteve të shkollës së mesme, 15 vjeçari me iniciale R.B, për motive të dobëta, grindje e çastit në mbrojtje të një bashkëmoshatari, ka goditur në trup me një kaçavidë nxënësin e moshës 16 vjeçare, me iniciale E.K.
Menjëherë pas kësaj ngjarje 16 vjeçari u dërgua në drejtim të spitalit të Durrësit, ku falë ndihmës së marrë ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Sakaq në sajë të kërkimeve të ndërmarra u bë mundur kapja e autorit të dyshuar brenda disa orësh, dhe bashkë me të edhe sendit të përdorur për kryerjen e krimit./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





