Transmetuar më 04-02-2014, 13:28

Imagjinoni të gjendeni në një oaz në mesë të shkretëtirës dhe të rrethuar nga palma që iu freskojnë si dhe shtëpi të vogla që sillen rreth tij.

Nuk bëhet fjalë për një mirazh, por për zonën e Huacachina, një lokalitet në shkretëtirën e Perusë, i cili ndodhet mes dunave të rërës në provincën e Ica.

Në këtë qytezë jetojnë pak më shumë se 100 banorë, ku pjesa më e madhe janë të punësuar në sektorin e turizmit, mes hoteleve dhe restoranteve të vogla që ndodhen në zonë.

Huacachina njihet si një destinacion turistik i mbushur plot aventura, falë edhe ujërave termale që ndodhen në lagunë.

Ndërkohë për të argëtuar turistët nëpër dunat e larta të rërës, janë përshtatur mjete sportive të njohura si “buggy”, të shoqëruar nga ekspertë që i drejtojnë.

Lidhur me këtë oaz ekzistojnë edhe gojëdhëna, ku thuhet se brenda lagunës jetonte një sirenë, e cila çdo vit merrte një burrë.

Më tej legjenda shpjegohet se sirena ishte një princeshë antike e cila shëtiste mes dunave duke u admiruar në pasqyrë, por që kur një gjahtar e pa dhe donte ta kapte, ajo u largua furishëm, duke i rënë pasqyra në tokë, dhe në atë vend u krijua liqeni, ndërsa princesha u transformua në sirenë.

Por për të shkuar në Huacachina ekzistojnë autobusë që vijnë direkt nga qytetet kryesore të Perusë, si Cusco, Nazca, Arequipa dhe Lima dhe kushdo mund të admirojë bukurinë e rrallë./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit