
Ndërsa po nisej për në New York nga aeroporti i Los Angelos, aktorja 39 vjeçare Eva Mendes u kërkoi kontrollorëve të sigurisë që të kapërcejnë kontrollin e trupit me skaner.
Mësohet se këtë kërkesë të saj aktorja e ka shoqëruar me fjalët, “Jam shtatzënë, nuk dua që të prekem nga rrezet e skanerit”.
Aktorja dhe modelja me origjinë kubano-amerikane, qysh prej vitit 2011 është e lidhur me kolegun e saj aktor, 33 vjeçarin Ryan Gosling.
Megjithëse thuhet se muajt e fundit çifti ka kaluar disa vështirësi, nuk dihet ende zyrtarisht nëse Mendes është shtatzënë, apo ka qenë thjesht një tekë e saj për të shmangur kontrollin./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





