

Gazetarja dhe prezantuesja e njohur e emisionit aktualo- politik “Shqip”, Rudina Xhunga, ka festuar 1 vjetorin e lindjes së vajzës së saj Alana.
Me një festë të organizuar enkas me përvjetorin e parë të lindjes së të voglës, Rudina është veshur e gjitha si zanë për t’ia bërë edhe më të bukur festën e ditëlindjes dhe për ta surprizuar me një mami ndryshe.
“Kjo është Alana jonë! E bëftë botën më të mirë, e vogla Alana Hila”, kështu shkruan në profilin e saj në Facebook, Xhunga ndërsa ndan për mqitë edhe disa nga fotografitë e festimeve.
Rudina prej disa kohësh është e martuar me diplomatin dhe analistin Dritan Hila dhe Alana është fëmija i parë i çiftit./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





