Transmetuar më 04-02-2014, 10:57

Tiranë, 4 shkurt 2014, NOA.al- Partia Demokratike ka reaguar nëpërmjet deputetes Jorida Tabaku, lidhur me atë që e quan një vendim antikushtetues, referuar heqjes nga fondi i kompensimit fizik për ish-pronarët, të një sipërfaqe prej  mbi 18 mijë hektarë tokë bujqësore.

Sipas deputetes demokrate ky veprim nuk bëhet për interes publik, por për interesa private e klienteliste, duke shtuar se me këtë vendim qeveria çoi ne zero fondin e tokës bujqësore që ishte planifikuar ti shpërndahej ish-pronarëve për kompensimin fizik.

“Me këtë vendim, Edi Rama u bëri të qartë ish-pronareve se Qeveria e tij, nuk do të kompensojë asnjë prej tyre, fizikisht, me tokë bujqësore. Ky është një vendim antiligjor dhe antikushtetues, pasi Fondi i kompensimit për-ish-pronarët, nuk mund të preket nga asnjë qeveri për interesa private, përveçse për interes publik. Me këtë akt, Rama nxori në pah mashtrimin e tij të madh që u bëri ish pronarëve në zgjedhje, si dhe cenoi haptazi parimin e sigurisë juridike, pasi janë bërë tashmë aplikime për kompensim fizik nga ky fond. Ky vendim bie ndesh edhe me detyrimet që ka lënë Gjykata e Strasburgut në vendimin pilot të saj në çështjen “Manushaqe Puto dhe të tjerë kundër Shqipërisë” ku i kërkohet autoriteteve shqiptare që të fillojnë shfrytëzimin e formave të kompensimit fizik. Afati për të hartuar një skemë shpërndarjeje të këtij fondi ishte fundi i vitit 2013 dhe aplikimi i kesaj skeme, pikërisht viti 2014”, u shpreh Tabaku.

Në vijim ajo shtoi se zerimi i këtij fondi, duke ia hequr ish-pronarëve dhe duke ia kaluar klientëve të Ramës, zhbën tërësisht besueshmërinë e qeverisë jo vetëm ndaj kësaj pjese të

shoqërisë por edhe ndaj Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut.

Tabaku i bëri apel qeverisë në emër të Partisë Demokratike që të anulojë sa më shpejt këtë vendim dhe t’i kërkojë falje ish pronareve për këtë hap antikushetutes dhe të informoje sa më parë Gjykatën e Strasburgut për të shmangur dëmin që pu u bëhet shqiptarëve si në fushën e respektimit të të drejtave të njeriut, por edhe në ekonominë e tyre./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit