Transmetuar më 04-02-2014, 10:20

Tiranë, 4 shkurt 2014, NOA.al- Efektivët e komisariatit numër 2 të policisë së kryeqytetit kanë vënë në pranga një 29 vjeçar, nën akuzën e tregtisë së armëve.

Siç raporton Noa.al, mësohet se i ndaluari është Albin Mexhaj, banues në fshatin Gërdec të Tiranës, i cili prej disa kohësh mbahej në vëzhgim nga policia.

Bazuar në informacionet e grumbulluara, u bë arrestimi i tij në flagrancë gjatë kohës që po tregtonte tre armë zjarri tip pistoletë, të markave “Ekol”, Special 99, CAL. 9 mm, P.A.K, së bashku me tre krehëra.

Dyshohet se Mexhaj, tregtimin e armëve e kryente kundrejt shumës 300 mijë të lekë të rinj.

Lidhur me këtë rast materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë për veprën penale “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municioneve”./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit